Të nderuar vizitorë,
Mirë se erdhët në web-faqën e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedur të mardhënies së punës në shkallë të dytë.
Këtu do të gjeni informacione të dobishme që do t'ju ndihmojnë të njiheni me punën e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedur të mardhënies së punës në shkallë të dytë dhe vendosjen e tij në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Komisioni Shtetëror është organ i pavarur shtetëror me cilësi të personit juridik dhe përbëhet nga kryetari dhe dhjetë anëtarë, të cilët i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mandat 5 vjeçar. Kryetari dhe anëtarët i përgjigjen Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për punën e Komisionit Shtetëror dhe për punën e tij. Qëllimi i Komisionit Shtetëror është krijimi i një sistemi efikas të mbrojtjes ligjore, përmes zgjidhjes në kohë dhe ligjore të rasteve të ankimimit.
Shpresojmë që përdorimi i faqës do të jetë i këndshëm dhe i thjeshtë.
NJOFTIM – NDALIM PËR PALË (link me dokument)